Spanja arriti të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave falë fitores minimale 1-0 përballë përfaqësueses së Irakut. Golin e vetëm të takimit e shënoi me kokë sulmuesi David Vila falë një aksioni të mrekullueshëm.Kjo fitore është e dyta për Spanjën në grupin A, ku në ndeshjen e dytë shkatërroi Zelandën e Re me rezultatin e thellë 5-0. Iraku mbetet në kuotën e një pike, falë barazimit në ndeshjen e parë me vendasit e Afrikës së Jugut.
Këta të fundit arritën të merrnin dje një fitore të pastër 2-0 përballë Zelandës së Re, duke i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në gjysmëfinale.
Më poshtë ju ftojmë të shihni të dhënat e takimit, dhe të ndiqni në video golin e shënuar nga David Vila.
Shtuar më 18/06/2009,
ora 16:30