Diego Armando
Maradona i bën një analizë Spanjës së Del Bosques, duke e pranuar se dominanca e futbollit iberik në hartën botërore është e dukshme.
Trajneri i Al Wasl beson se La Roja e meritoi titullin kampion pas dominimit në
Euro 2012. "Asnjë lojtar nuk mundi ta mposhtte makinerinë spanjolle. Cristiano Ronaldo e
provoi me Portugalinë, ndërsa
Spanja e çoi në muze. Një gjë të tillë e
provoi edhe Pirlo por nuk preku top me këmbë", thekson
Maradona në një intervistë për gazetën "Times of India".
Legjenda argjentinase nuk ngurron ta drejtojë gishtin e suksesit në drejtim të mbrojtjes, duke theksuar se me Iker Casillas në portë, e Alvaro Arbeloa, Gerard Pique dhe Sergio Ramos përpara tij,
Spanja blindoi repartin difensiv.
"Jordi Alba tregoi gjithashtu se Barcelona nuk i shpenzoi më kot 14 milionë
euro. Gjithsesi, Xavi, Sergi Busquets, Xabi Alonso, Andres Iniesta dhe David Silva treguan se
Spanja di të punojë si një makinë. Nëse ndalon njërin, tjetri vjen pas teje dhe të preson", shton
Maradona duke nënvizuar se
Spanja po revolucionarizon futbollin duke luajtur pa
sulmues. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2012,
ora 11:11