Spanja paralajmëron Ronaldon: Mund të arrestojmë edhe në Itali
Pëlqej
Ministria e Financave e Spanjës e ka bërë të qartë se edhe pse Cristiano Ronaldo tani do të jetojë në Itali, urdhër arresti ndaj tij mund të aktivizohet prapëseprapë.

Jose Maria Mollinedo, sekretari i përgjithshëm i GESTHA, ka thënë se transferimi i portugezit në Serie A nuk ndryshon asnjë në situatën e Ronaldos.

“Transferimi i Ronaldos në Juventus nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket problemeve të tij me Thesarin, sepse edhe urdhër arresti ndaj tij mund të aktivizohet edhe në Itali”, ka shpjeguar ai.

“Avokatët e tij do të vazhdojnë ta mbrojnë në gjykatat spanjolle. Për këtë rast ekziston edhe Gjykata Evropiane për Drejtësi”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori