Spanja publikon listën e lojtarëve që do tentojnë të mbrojnë titullin
Kampionia e Europës në fuqi ka publikuar listën e saj përfundimtare të futbollistëve që do të mbrojnëtitullin në Poloni dhe në Ukrainë. Në shërbimin e trajnerit Vicente del Bosque do të jenë Juanfran, Fernando Torres dhe Pedro.

Në konferencën për shtyp, Del Bosque shtoi se nuk ka asnjë dyshim që nëse do të ishin në gjendje për të luajtur, Villa dhe Puyol do të ishin grumbulluar patjetër në skuadër.


Lista përfundimtare e lojtarëve të Spanjës për Euro 2012

Portierë: Casillas (Real M.), Valdes (Barcelona), Reina (Liverpool)
Mbrojtës: Arbeloa, Ramos, Albiol (Real M.), Pique (Barcelona), Juanfran (Atletiko M.), Alba (Valencia), Martinez (Bilbao)
Mesfushorë: Xavi Alonso (Real M.), Busquets, Xavi Hernandez, Iniesta, Fabregas (Barcelona), Mata (Chelsea), Cazorla (Malaga)
Sulmues: Silva (Manchester City), Navas (Sevilla), Llorente (Bilbao), Pedro (Barcelona), Negredo (Valencia), Torres (Chelsea).
Shtuar më 27/05/2012, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori