Spanja, Silva: S'kemi pse e ndryshojmë stilin
Pëlqej
Spanja nis fushatën Eliminatore të "Euro 2016" me një takim të lehtë në letër ndaj Maqedonisë në Valencia, mirëpo "La Roja" ndien presionin e zhgënjimit në finalet e "Brazil 2014" por edhe të humbjes në miqësoren me Francën, pak ditë më parë. Për mesfushorin David Silva është shumë e rëndësishme që Spanja ta nisë më këmbën e mbarë ndaj Maqedonisë.

"Me Maqedoninë do të jetë një sfidë e vështirë. Kjo është ndeshja eparë e kualifikueseve, ndaj duhet të marrim patjetër tri pikët. Kundërshtari do të zbresë në fushë i mirorganizuar, për të mos pësuar gol", u shpreh Silva.

Grumbullimi i të riut të Barcelonës Munir el Hadadi, ishte një tjetër temë e diskutimit të futbollistit të Manchester Cityt në konferencën për shtyp tërastit.

"Nëse Del Bosque e ka grumbulluar do të ketë një arsye. Trajneri synon të afrojë sa më shumë lojtarë të rinj dhe të motivuar. Ne kemi për detyrë t’i rezevrojmë një pritje së më të ngrohtë, që ai të ndihet mirë", vijoi fantazisti i Manchester City-t.

Për kritikat ndaj sulmuesit të Chelseat, Diego Costa, Silva u shpreh: "Po bëjmë gjithçka që të lidhemi në lojë me Diego Costën. Duhet të kemi durim, sepse po vjen gjak i ri në përfaqësuese. Është e vërtetë që në këto momente nuk krijojmë shumë raste, por po punojmë shumë në këtë aspekt. Kam patur rastin të flas me Diegon, i cili më ka thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar".

Pyetjes nëse Spanja duhet të ndryshojë stilin e lojës për t’u kthyer te suksesi, 28-vjeçari iu përgjig: "Me këtë stil loje kemi mundur të fitojmë dy Europianë dhe një Kupë Bote, ndaj nuk mendoj se duhet ta ndryshojmë stilin tonë të lojës. Po të mos kishim fituar, atëherë ndryshimi do të ishtë i domosdshëm". /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori