Spanja vendos rekord absolut ndaj Maltës (VIDEO)
Spanja është kualifikuar në Euro 2020 si e para e Grupit F. Iberikët shkatërruan me rezultatin e thellë, 7-0 Maltën, duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve. Bashkë me Spanjën u kualifikua edhe Suedia.

Por ajo që bie në sy në fitoren e thellë të ish kampionëve të Europës dhe Botës është fakti se 7 golat mbajnë emrat e lojtarëve të ndryshëm. Një rast i veçantë ndoshta ky, duke parë edhe numrin e lartë të rrjetave.

Përballë Maltës shënuan me radhë, Morata, Cazorla, Pau Francisco Torres, Sarabria, Olmo, Moreno dhe Navas. Ndërkohë, interesante është faktiMoreno, sulmuesi i Villareal ishte asistmen në dy raste.
Shtuar më 15/11/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori