Spanja vetëofrohet për Euro 2012
Spanja ka deklaruar se është e gatshme të organizojë Kampionatin Europian të futbollit të këtij viti, nëse Ukraina nuk do të jetë organizatore për shkak të problemeve politike që po kalon ky vend. Gjermania kërcënoi një ditë më parë të bojkotonte aktivitetin për shkak të burgosjes dhe sjelljes me ish-kryeminstren Julia Timoshenko, e cila ndodhet e sëmurë dhe e keqtrajtuar (siç deklarohet dhe shihet në disa media) në qeli.

Presidenti i Federatës SpanjolleFutbollit, Villar, e deklaroi gatishmërinë spanjolle për të qenë vendi i tij mikpritës i Europianit, të paktën për ndeshjet që do të luhen në Ukrainë, posi Polonia nuk ka probleme të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori