SPANJË/ Tifozët mund të kthehen në stadiume
Tifozët spanjollë mund të kthehenstadiume brenda këtij viti, por për sezonin e ardhshëm.

Kryetarja e Këshillit të Sporteve në Spanjë Iren Lozona deklaroi sot se nuk përjashtohet mundësia që të lejohen një numër i kufizuar tifozësh në stadiume, por thjesht kjo ide ka mbetur si hipotezë.

“Nuk e kemi përjashtuar këtë mundësi. Në varësi të situatës së pandemisë së koronavirusit, do të shikojmë mundësinë e lejimit të disa tifozëve në stadiume për sezonin e ardhshëm”, deklaroi zyrtarja e lartë e sportit në Spanjë.

Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sançez ka lejuar nisjen e aktiviteteve sportive në vend në datën 8 qershor.
Shtuar më 27/05/2020, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori