Spanjës i mjofton barazimi përballë Suedisë për tu kualifikuar në 'EURO 2020'
Spanja është kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2020, pas barazimit 1:1 me Suedinë falë golit tejet të vonshëm të Rodrigos të martën në Stokholm.

Spanja po humbte gjatë shumicës së ndeshjesFriends Arena në Stoklohm, por sulmuesi i Rodrigo shënoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 90+2.

Stuhia e kuqe e lëshoi mundësinë për ta siguruar kualifikimin e hershëm në ndeshjen e kaluar pasi barazoi në shtëpi ne Norvegjinë.

Megjithatë, duke ditur se të paktën një barazim do t’i mjaftonte ta arrijë këtë, Spanja ia doli edhe pse në mënyrën më të paparashikueshme të mundshme.

Pas një pjese të parë pa gola, Suedia i tronditi spanjollët duke kaluar në epërsi në minutën e 50-të. Marcus Berg shënoi për epërsinë e vendasve pas një topi të kthyer.

Megjithatë, Fabian Ruiz asistoi për sulmuesin e Valencias Rodrigon, i cili e futi topin në rrjetë për kualifikimin e Spanjës në minutën e 90+2.

Suedia mbetet në garë për kualifikim sepse renditet e dyta me një pikë më shumë se Rumania, me të cilën përballet në ndeshje e ardhshme, të parafundit në Grupin F.
Shtuar më 15/10/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori