Spanjollët zgjedhin "Dream Team"
E përditshmja spanjolle "Marca", në një sondazh në sitin e saj zyrtar në internet, përcaktoi në bazë të mendimeve të tifozëve formacionin më të mirë në historinë e futbollit botëror, ku bie në sy tendenca e votimit në favor të lojtarëve spanjollë, dhe mungesa e Van Basten, Cristiano Ronaldos, Platini, Charlton apo edhe ajo e fenomenit brazilian, Ronaldo.

Sipas lexuesve të gazetës madrilene, skema taktike është 3-4-3, me portierin e Spanjës, Iker Kasiljas që mbron portën. Në mbrotje, krahët janë për dy brazilianët, Cafu dhe Roberto Carlos, me Franz Beckenbauer si qendërmbrojtës. Ndërsa në mesfushë janë hollandezi Yohann Cruyff, Zinedin Zidane, Xavi Hernandez dhe Diego Armando Maradona.

Ndërkohë që në sulm janë përzgjedhur Lionel Messi, Di Stefano dhe legjenda e futbollit, Pele. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2011, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori