"Special One" vendos dy kushte për tu kthyer në Madrid
Jose Mourinho ka deklaruar ditët e fundit se pas 3 muajsh pushim është gati të rikthehet të drejtojë një ekip, përfshi edhe Real Madrid, skuadër që e ka drejtuar edhe më parë. Por portugezi, sipas të përditshmes spanjolle "OK Diario", ka vendosur dy kushte para se të marrë detyrën e "los blancos", shkruan Albeu.com

Mediat spanjolle deklarojnë se dy kushtet e vendosura nga Mourinho kanë të bëjnë me largimin e të gjithë lojtarëvë që sipas tij janë të padëshiruar. Si dhe të ketë fuqi të plotë për sa i përket vendimmarrjes dhe aspektit sportiv të skuadrës. Pra, ai do të vendosë për gjithçka.
http://www.albeu.com/dokumenta/foto/mourinhointer1.jpg
Jose Mourinho e ka drejtuar ekipin "merengues" në vitet 2010-2013, ku dhe fitoi një titull kampion, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës. Këtë sezon ai e nisi si trajner i Manchester United, por u shkarkua në dhjetor, për shkak të rezultateve të dobta. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori