Spektakël në "Anfield", Salah me hat-trick shpëton Livepoolin në fund (VIDEO)





Liverpool ka vuajtur shumë përballë Leeds duke marrë fitoren 4-3 nw fund.

Liverpooli e nisi për mrekulli takimin, ku vetëm pas katër minutash lojë kaluan në epërsi me Mohamed Salah i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se tetë minuta, pasi Jack Harrison me një gol të bukur barazoi gjithçka 1-1.

Ishte minuta e 20-të e takimit, kur The Reds rikthyen epërsinë pas golit të shënuar nga Van Dijk.

Por mbrojtësi holandez bëri një gabim trashanik 10 minuta më vonë dhe Patrick Bamford shënoi për 2-2.

Megjithatë vendasit arritën të shënonin tre minuta më vonë me anë të Mohamed Salah për 3-2, me të cilin rezultat u mbyllën edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Ishte minuta e 67-të e ndeshjes kur Helder Costa asistoi për Klich i cili me një goditje të fortë barazoi shifrat në 3-3.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Liverpool fitoi edhe një penallti nga e cila i saktë u tregua Salah.



Shtuar më 12/09/2020, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori