Spektakël në Holandë, AZ Alkmaar mposht Ajax dhe merr kryesimin (VIDEO)
Ajaxi i Amsterdamit në krye rezultatesh. Duket e pabesueshme që gjigantët e futbollit holandez të pësojnë tri humbje radhazi, por ky është fakt i pakundërshtueshëm.

Pikiata nisi fundjavën e kaluar, kur “harkëtarët” pësuan një humbje të papritur në “Amsterdam Arena” 0-2 ndaj Willem II, Vetëm pak ditë më vonë, ekipi i drejtuar nga Erik ten Hag, u eliminua nga Championsi pas disfatës shtëpiake 0-1 me Valencian, ndërsa këtë të diel erdhi humbja e tretë radhazi, përballë Alkmaarit në transfertë, me gol të Boadu.

Është pikërisht Alkmaari që kërcënon Ajaxin në garën për titullin në Eredivisie, pasi të dyja skuadrat bashkëkryesojnë me nga 41 pikë, me nga 13 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Shtuar më 15/12/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori