Spektakël në San Paolo, Milani dhe Napoli ndajnë pikët (VIDEO)
Napoli dhe Milani kanë barazuar 2-2 duke dhuruar spektakël në San Siro.

Kuqezinjtë e nisën mirë takimin teksa shënuan të parët në minutën e 20 me Hernandez, por vendazit barazuan me Di Lorenzon pak minuta më parë duke e mbyllur pjesën e parë 1-1, shkruan Albeu.com.

Në të dytën Napoli kaloi në epërsi me Mertenes në minutën e 60 por 13 minuta më pas Milani nuk dorëzohet dhe barazon me 11-metërsh me Kessie.

Kuqezezinjtë e mbyllën me një lojtar më pak pasi në minutat e fundit Saelemaekers u ndëshkua me të kuq pas dy kartonave të verdhë.

Ndërkohë, pas 32 javësh Milani mban vendin e 7 me 50 pikë ndërsa Napoli në vendin e 6 me 52 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2020, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori