FNSH blindon Sarandën, nisin kërkimet për "Eskobarin e Ballkanit"
Spektakël në stërvitjen e Brazilit, festohet ditëlindja e Coutinhos (VIDEO)
Pëlqej
“Birthday Boy”! Kjo ka qenë dita e Philipe Coutinhos, i cili ka festuar sot ditëlindjen e tij të 26-të, dhe kjo ditëlindje e ka gjetur atë të mbuluar me miell dhe me vezë.

E gjitha kjo skenë ka ndodhur gjatë stërvitjes së lojtarëve brazilianë.

Ka qenë Neymar i pari që vrapon në drejtim të Coutinhos dhe i lëshon miell atij. Më pas ka qenë radha e Gabriel Jezus që të thyente një vezë mbi kokën e tij.

Nuk munguan të qeshurat nga shokët e tjerë te skuadrës dhe kjo në një farë mënyre ka larguar presionin që ekipi brazilian ka nga Kupa e Botës. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori