Spanja
U-21 vijon në hapat e Kombëtares së parë. Pasi kemi parë spektakël nga Isco dhe Xavi dhe një supergol nga Sergio Ramos në stërvitjet në prag të ndeshjes eleminatore të sotme kundër Bjellorusisë, rradha u ka ardhur edhe kampionëve të Europës për Shpresat. Protagonist ka qënë sulmuesi i Real Madrid, Alvaro
Morata, i cili po kalon një super-formë javët e fundit, bën pamundurën për të shënuar në një stërvitjen e fundit të Spanjë
U-21.
Në portë ishin vendosur tre portierë dhe lojtarët tentonin të shënonin por asnjë nuk po arrinte të tundte rrjetën. Mirëpo,
Morata u tregua më i suksesshmi, duke e gjetur rrjetën dhe duke festuar sikur të kishte shënuar në portën e ndonjë kundërshtari. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013,
ora 17:32