Spekulimet për largim ushtrojnë presion tek PSG, Neymarit i dhurohet goditja e penalltive
Neymar do të jetë goditësi i penalltive te Paris Saint-Germain, sipas supozimeve të rivalit të tij, Edinson Cavani.

Është vet Cavani u ka thënë gazetarëve, pasi u pyet se kush do të marrë penalltinë e ardhshme për klubin:

Neymar”, ishte përgjigja e thjesht dhe e shkurt e sulmuesit uruguaian.

Ai gjithashtu shpjegoi se menaxheri Unai Emery mori vendimin, pavarësisht se Thiago Silva më parë pretendonte se “ne kemi vendosur që Neymar do të godas të gjitha penalltitë”. /Albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori