Spekulimet për një largim, Zidane: Fjalët më shqetësojnë, dua të qëndroj përgjithmonë
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes me Galatasarayin në Ligën e Kampionëve.

“Ne të gjithë e dimë situatën në të cilën ndodhemi. Nuk filluam mirë sivjet në Ligën e Kampionëve por ende kemi mundësi për të ndryshuar gjendjen” ka thën Zidane.

Ai është pyetur nëse i rrezikohet posti i trajnerit.

“Nuk është kjo pyetje për mua. Duhet ta pyesni dikënd tjetër. Unë dua të qëndroj përgjithmonë këtu” shprehet francezi.

Nga dy ndeshjet e para në Champions League, Real Madridi ka fituar vetëm 1 pikë
Shtuar më 21/10/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori