Lojtari i Romës ka disa komente negative për
skuadrën e
Inter.
Leonardo
Spinazzola ka thënë se nuk i kupton kërkesat ‘qesharake’ të
Inter pas ngjarjeve që ndodhën në merkaton e janarit.
Spinazzola ishte afër kalimit tek
Inter, në një marrëveshje shkëmbimi me Politano teksa
Inter kërkoi që lojtari t’i nënshtrohej më shumë testeve.
27 vjeçari pati disa lëndime, por këto kërkesa i ka cilësuar si qesharake dhe jo-respektuese.
“T’i thuash një lojtari që ka luajtur 22 ndeshje dhe ka reprezentuar
skuadrën kombëtare se ata janë ‘të gjymtë’, nuk qëndroj me këtë”, ka thënë
Spinazzola, transmeton lajmi.net.
“Pas asaj jave, unë kalova një faqe mentalisht. Unë gjeta veten përsëri”, ka thënë mbrojtësi.
Shtuar më 10/04/2020,
ora 21:42