Sponsorat e Kupes Boterore do te paguajne 643 milion euro
Albeu.com
Kupa boterore 2006 ka 21 sponsorit oficial. Hyundai, Coca Cola, Adidas, Continental, Emirates, Fujifilm, Gillette, MasterCard, McDonalds, Philips, Toshiba dhe Yahoo jane vetem disa nga sponsoret e kesaj kupe. Le te njohim disa nga sponsorat:ADIDAS: Kompani gjermane. Disa dite para kupes boterore filloi me reklamat per kupen boterore. Buxheti indare per keto reklama eshte 200 milion dollare. Pervec kesaj, Adidas per te qene sponsor i kupes boterore per 8 vjet do te paguaj 350 milion dollare. Ne Kupen Boterore do te pedoren topat e ADidasit te quajtur 'Team Spirit (Shqpirti i ekipit)', Deri sot Adidas ka shitur mbi 10 milion topa te tille.

AVAYA: Kompania gjermane Avaya eshte sponsor i nerjes prej pikae me strategjike te Kupes Boterore, rrjetit elektronik te informacioneve.

COCA COLA: Plot 72 vjet eshte sponsor i Kupes Boterore. Zakonisht zgjedhet sponsori me i suksesshem i Boterorit. Nga 100 veta, cdo i 51-ti perkujton Coca Cola-n kur i permendet Kupa Boterore.

CONTINENTAL: Njera nder kompanite me te medha gjermane.

DEUTSCHE TELEKOM:

FLY EMIRATES: E themeluar ne vitin 1985 ne Dubai eshte njeri nder sponsorat me te ri te FIFA-s.

FUJI FILM: Fuji, eshte nje nder sponsorat me besnik te FIFA-s. Kjo kompani japoneze qe nga viti 1982 eshte sponsor i Kupes Boterore.

GILETTE: Nje nder kompanite me te medhaja dhe me te vjetra (100 vjet) amerikane dhe njehere edhe lider i sektorit ne te cilin shtron aktivitetin e vet. Gilette, qe nga viti 1970 eshte sponsor i Kupes Boterore.

HYUNDAI: Njeri nder prodhuesit me te medhenj te makinave Hyundai, eshte kompani e Korese Jugore. Hyundai eshte sponsor i FIFA-s qe nga viti 1999.

MASTERCARD: MasterCard, eshte sponsor i Kupave Boterore te vitit 1990, 1994 dhe 2006 si dhe sponsor i Liges se Kampioneve.

MCDONALD'S: Njera nder firmat me te njohuar amerikane te ushqimit. Qe nga viti 1994 eshte sponsor i Kupes Boterore.

PHILIPS: Kompania hollandeze Philips per here te pare behet sponsor i Kupes Boterore Meksike 1986. Edhe sivjet Philips do te jete sponsor i Kupes Boterore. Philips, do te shendrit 8 nga gjithsej 12 stadiumet Gjermane.

TOSHIBA: Kopmania japoneze Toshiba per here te pare behet sponsor i FIFA-s ne Kupen Boterore te vitit 2002.

YAHOO: Yahoo per here te pare u be sponsor i Kupes se Konfederacionit ne vitin 2005. Yahoo, gjithashtu do te jete sponsor i KUpes Boterore 2006.
Shtuar më 05/06/2006, ora 14:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori