Sportiello nuk shehë dritë në fund të tunelit, nuk i ikën Koronavirusi
Vijon makthi për portierin e Atalantës, shok skuadre me Berat Gjimshitin, Marco Sportiello. Pasi ka kaluar një muaj nga rezultimi i tij pozitiv me COVID-19, analizat tregojnë se mban ende në trup virusin famëkeq.

Lajmi u konfirmua nga ANSA, që u referohet burimeve pranë klubit bergamask, pas daljes së rezultatit të tamponit të tretë.

Tamponi i dytë kishte dhënë rezultat negativ dhe kur 27-vjeçari priste lajmin e madh, mësohet se Koronavirusi gjendet ende në trupin e tij.

Gjithsesi, gjendja shëndetësore e Sportiellos është e mirë. Futbollisti vazhdon të qëndrojë në izolim të plotë në shtëpinë e tij, në Urgnano, në provincën e Bergamos.
Shtuar më 22/04/2020, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori