Sportistët shqiptarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike
Albeu.com
Shqipëria do të paraqitet për herë të parë në Lojërat Olimpike Verore me delegacionin më të madh sportiv. 11 sportistë shqiptarë do të marrin pjesë në Pekin 2008.‘Shteti po i trajton në mënyrë të veçantë financiarisht për përgatitjen e tyre në këto Lojëra’, tha ministri përgjegjës për Sportet, Ylli Pango, i cili theksoi se shpërblimi financiar ka ndikuar edhe në arritjen e rezultateve të larta.

Deri në vitin 2005 ka funksionuar vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM 324) ku për sportet individuale sportistët shpërbleheshin deri në 200 mijë lekë, ndërsa për futbollin e sportet kolektive deri në 1 milionë lekë. “Shpërblimi i sportistëve elitarë pas vitit 2005 është rritur 15 herë”, - tha ministri, i cili i konsideroi sportistët si krenaria dhe ambasadorët e Shqipërisë për sportin.



Shqipëria në “Pekin 2008”



1- Sahit Prizreni Mundës

2 -Lindita Kodra Qitëse

3 -Erkand Qerimaj Peshëngritës

4 - Gerti Trasha Peshëngritës

5.-Elis Guri Mundës

6.-Dorian Collaku Hedhës çekiçi

7.-Romela Begaj Peshengritese (pret konfirmim)

8.-Klodiana Shala Atlete (pret konfirmim)

9.-Rovena Marku Notare (i ftuar)

10.-Sidni Hoxha Notar (i ftuar)

11.-Edmond Topalli Xhudo (i ftuar)

Marre nga gazetastart.com
Shtuar më 24/05/2008, ora 18:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori