Lance Armstrong – Çiklizëm Amerikani ishte një prej talentëve më të mëdhenj të çiklizmit para se të diagnostikohej me kancer testikular në tetor 1996, në moshën 25 vjeç. Aso kohe, ai kishte fituar disa gara duke përfshirë kampionatin botëror 1993, por karriera e tij dukej seriozisht e rrezikuar pasi atij iu dha 40 për qind e mundësisë së shpëtimit. Trajtimi i tij ishte i suksesshëm dhe ai arriti të kthehet në çiklizëm në fillim të 1998-ës dhe fitoi shtatë tituj në Tour de France.