Sportisti gjerman doli pozitiv në testin për doping në Soçi
Një sportit gjerman identiteti i të cilit nuk është publikuar ka dështuar në kalimin e testit të drogës. Rasti i sportistit gjerman është i pari që del pozitivtestin doping në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë.

Komiteti Olimpik Gjerman tha se mbrëmë vonë është njoftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, se një sportist gjerman ka dalë pozitivtestin e mostrës “A”, ndërsa mostra “B” do të analizohet gjatë ditës së sotme.

Ndodh shumë rrallë që analiza e mostrës “B” të kundërshtojnë analizat nga mostra “A” megjithatë do të duhet të pritet deri në përgjigjen përfundimtare.

Gjermanët nuk kanë bërë publik as emrin e sportistit, as degën e sportit dhe as substancën e përdorur.

Deri tani në Soço janë kryer më tepër se 1000 teste por ky është rasti i parë që një sportist nuk kalon testin doping. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2014, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori