Sportisti më i pasur, Mejuedhër le pas Messin dhe Ronaldon

Revista "Forbes" ka shpallur listat e personazheve më të paguara në botë, duke prekur të gjitha fushatat e jetës, por duke u ndalur te sportistët, shkruana Albeu.com.

I pari për vitin 2018 dhe nuk mund të ishte ndryshe, është shpallur boksieri amerikan, Floid Mejuedher, me këtë të fundit që sivjet ka arkëtuar çmendurinë e 315 milionë eurove.

Ylli Barcelonës Lionel Mesi rënditet i dyti me 98.7 milionë euro, ndërsa portugezi Cristiano Ronaldo rënditet në vendin 3 me 94.57 milionë euro.

Ndërkohë revista forbes gjithashtu bën të ditur se Cristiano Ronaldo mund të bëhet më i pasur teksa ka lidhur kontrata të reja me sponsor në Itali. Gjithshtu portugezi në vitin 2019 pritet të parakalojë Lionel Messin. /albeu.com/



Shtuar më 29/12/2018, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori