Spraji i arbitrave, i rrezikshëm për shëndetin
Pëlqej
Rrezikon të zgjasë shumë pak risia e sprajit në fushën e lojës për të shënuar distancat që duhet të mbajnë lojtarët në goditjet e dënimit. Në Gjermani, substanca që përbën sprajin konsiderohet e rrezikshme dhe e dëmshme për shëndetin. "Produkti në formën aktuale nuk mund të tregtohet as në Gjermani dhe as në vendet e Bashkimit Europian", deklaron shoqëria "Tuev" e specializuar për kontrollin e produkteve që hyjnë në Gjermani.

Spraji që ndihmon arbitrat në vendosjen korrekte të murit u testua me sukses në Botërorin "Brazil 2014" dhe po aplikohet gjerësisht në futbollin europian.

Hetimet në Gjermani kanë nxjerrë disa të dhëna të paditura më parë sepse ky lloj spraji ka substance që mund të konsiderohen të rrezikshme për ekuilibrin hormonal. Dhe nuk përfundon me kaq pasi në bombola përshkrimi i përbërësve nuk është i plotë, ndërsa një tjetër rrezik përbën edhe fakti që ky spraj merr flakë lehtësisht.

Detaje këto që e kanë vendosur produktin në listën e zezë të "Tuev" që mund ta bllokojë dhe të mos lejojë arbitrat e Bundesligës ta përdorin që në javën e tetë të kampionatit.

"Ky përfundim është plotësisht i papritur pëe ne por kemi nisur kontaktet me kompani të ndryshme për të gjetur alternative", reagoi Liga Gjermane e Futbollit që mësa duket e cilëson si shumë të rëndësishëm përdorimin e sprajit në fushën e blertë. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori