Tifozët në
Gjermani do të duhet të presin gati një vit e gjysmë për tu kthyer në stadium.
Mediet
gjermane raportojnë se shumë njohës rekomandojnë që të mos hapen
stadiumet për
tifozët në një të ardhme të afërt, shkaku i rreziku të COVID-19.
Klubet
gjermane kanë filluar stërvitjet, duke planifikuar rikthimin e Bundesligës pas përfundimit të masave të vendosura nga shteti gjerman.
Por, rikthimi i futbollit, nuk do të bëjë që të hapen
stadiumet për
tifozët, ku rekomandohet që sa paku deri në një vit e gjysmë,
tifozët të mos lejohen brenda tyre.
Futbolli në
Gjermani, si në shumë vende tjera të Evropës, është pezulluar nga mesi i marsit.
Shtuar më 14/04/2020,
ora 15:26