Kryetari i komunës së
Prishtinës, Shpend Ahmeti ka konfirmuar planet për zgjerimin e stadiumit ‘Fadil
Vokrri’.
Kapaciteti i stadiumit në kryeqytet do të zgjerohet në tri tribuna, për shkak të Kombëtares së
Kosovës.
Tribuna e veriut, jugut dhe lindjes do të konstruktohen sipas kryetarit të
Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të
Kosovës, shkruan lajmi.net.
Kapaciteti i stadiumit pritet të rritet nga 13 mijë në 20 mijë.
“Komuna e
Prishtinës ka filluar diskutimet me Federatën e Futbollit të
Kosovës për zgjerimin e kapaciteteve në
stadiumin Fadil
Vokrri, në tribunat lindjes, veriut dhe jugut. Gjatë javëve në vijim do të bëjmë analizat e nevojshme për të vlerësuar mundësitë që të kemi deri në 20 mijë ulëse në
stadiumin e qytetit”.
”Po ashtu, punimet kanë vazhduar në
stadiumin e ri në Hajvali të cilat në bashkëpunim me Federaten dhe financim nga UEFA do të jetë stadium i shkëlqyeshëm për disa nga ndeshjet e kategorive të ndryshme të përfaqëseuses së
Kosovës në futboll”.
”Është e qartë që futbolli Kosovar ka të ardhme të ndritur. Investimet janë të nevojshme edhe nga niveli lokal edhe qendror për të rritur rezultatet dhe për ti mundësuar sa më shumë njerëzve që të ndjekin lojet e shtetit tonë”, ka njoftuar Ahmeti.
Shtuar më 31/10/2019,
ora 17:18