Stadiumi i Napolit do të ndryshoj emrin në "San Paolo Maradona"?
Një lajm i rëndë tronditi botën e sportit, por jo vetëm. Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona vdiq këtë të mërkurë, pas një arresti kardiak. Që nga ai minutë, mesazhet ngushëlluese kanë mbërritur nga e gjithë bota. Por legjendat nuk vdesin kurrë ... Lojtar i Napolit nga viti 1984 deri në vitin 1991, Maradona la gjurmë të madhe atje. Dhe në të ardhmen, "Partenopei" mund të ndryshojë emrin e stadiumit, duke ia vendosur " San Paolo- Maradona-s", në nder të “ El Pibe de Oro”.

Kjo është ajo që tregoi presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis në një intervistë për "RMC Sport": "Unë dua që nesër (gjatë ndeshjes kundër Rijeka në Europa League) të transmetoj fytyrën e Maradona gjatë gjithë ndeshjes. Mund të jetë një ide për ta quajtur San Paolo-Maradona, që ndoshta diçka për të cilën mund të flasim ", deklaroi De Laurentiis.

Shtuar më 25/11/2020, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori