Stadiumi i Tottenhamit është gati, tifozët e inagurojnë me birra

Totenhemi ka ngjallur shpresën e tifozëve se është gati të zhvendoset në stadiumin e ri, pasi tifozët kanë fotografuar fuçitë me birrë që janë shkarkuar në parkingun e stadiumit të tyre të ri.

"Spërsat" shpresojnë që më në fund të inaugurojnë impiantin e ri 62 mijë vendesh gjatë muajit prill, i cili ka kushtuar 1 miliard paund, 6 muaj më vonë sesa ishte planifikuar. Por një tjetër lajm që i bën optimistë tifozët se ata do ta shijojnë impiantin e ri të skuadrës së tyre brenda këtij sezoni është edhe ai se bashkia ka njoftuar kufizimet e trafikut, për shkak të testeve që do të zhvillohen për të marrë certifikatat e sigurisë.

Marrja e certifikatave të sigurisë është hapi final i procesit të zhvendosjes në stadiumin e ri, duke braktisur më në fund atë që ka qenë shtëpia e tyre këto dy vitet e fundit, stadiumi mitik "wembley".
Shtuar më 09/03/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori