Stadiumi/ Presidenti i Tiranës: Drejtuesit e Korabit u treguan të poshtër
Dje në mbrëmje presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili ka folur dhe për çështjen e stadiumit për të cilën ka akuzuar drejtuesit e Korabit.

Korabi bëri një kërkesë te Tirana, përpara Partizanit për t’i zhvilluar ndeshjet në stadiumin tonë. Unë i mirëkuptova dhe firmosa marrëveshjen. Klubi i Korabit nuk u tregua korrekt me pagesat, ndërkohë që unë e kam toleruar këtë gjë. Drejtuesit e Korabit u treguan njerëz të paskrupullt. Kur ne do zhvillonim ndeshjen me Partizanin, mora besh që Korabi kishte marrë vendimin për tu larguar nga stadiumi ynë.

Nga ajo ditë, ata nuk morën mundimin të na lajmëronin. Ata ikën vetë, disa ditë para se në të zhvillonim ndeshjen me ata. E bënë këtë gjë për të më nxjerrë mua keq dhe për llogari të Partizanit. U treguan shumë të poshtër”, ka thënë presidenti Halili në intervistën e dhënë mbrëmë për “Ora Skaner”.
Shtuar më 09/01/2017, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori