Stafi teknik i Realit feston me tre gishta
Pas fitores në "Camp Nou" kundër Barcelonës, festa e Real Madrid ka vijuar edhe në dhomat e zhveshjes. Siç jemi mësuar kohët e fundit fotot e festimeve përhapen npërmjet rrjeteve sociale (Facebook apo Twitter). Por në këtë rast ajo është tejet e veçantë pasi nuk janë futbollistët që festojnë por Jose Mourinho dhe stafi i tij teknik, të cilët tregonin tre gishtat si shenjë për tre golat e shënuar kundër Barcelonës.


Në foto janë: nga e majta në të djahtë: Rui Faria, Silvio Louro, Jose Morais, Jose Mourinho dhe Aitor Karanka. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori