Fillon të marrë formë stafi
teknik i Clarence Seedorf te
Milan. Duke filluar nga sezoni 2014-2015, siç shkruan sot "La Gazzetta dello Sport", kuqezinjëve mund ti bashkohet një ish, por kësaj rradhe si
teknik, Jaap
Stam. Ish mbrojtësi ka një kontratë tre-vjeçare me Ajax, por sipas agjentit të tij mund të largohet pas sezonit të parë.
Vështirë se tekniku Frank De Boer do të mund të ndalë ikjen e bashkëpunëtorit të tij, i cili më parë refuzoi edhe stolin e Heerenveen.
Mbërritja e
Stam (dhe ajo e Hernan Crespos) do të vinte në pikëpyetje vendin e Mauro Tassottit te
Milan. Shumë shpejt, zv/trajneri aktual i kuqezinjëve do të takohet me Adriano Gallianin për të mësuar të ardhmen e tij: nuk është çudi që ish milanisti ti thotë lamtumirë ekipit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014,
ora 12:06