Starova flet pas shkarkimet te Feronikeli: Ndihem i tradhtuar
Ditën e sotme, u bë edhe zyrtar lajmi i shkarkimit të Sulejman Starovës nga stoli i Feronikelit në Kosovë, ndërkohë që është vetë trajneri, që ka reaguar në një prononcim të shkurtër për “Insportin”.

“Moralisht ndihem i tradhtuar. Isha brenda objektivave. Aventurën teknike në skuadër e konsideroj pozitive” – deklaron Starova, duke mos e fshehur kështu, mërzinë nga ky shkarkimim.

Drejtuesit e klubit nga Mitrovica, e shkarkuan “Bobin”, edhe pse në javën e fundit ai arriti fitore, me shifrat 1-0 ndaj Ballkanit, duke deklaruar se klubi i tyre është në luftë për titull, dhe mesa duket nuk ishin të bindur nga puna e Starovës.
Shtuar më 03/09/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori