Starova: Jam i kënaqur me skuadrën me fitoren kundër Kukësit
Pëlqej
Në intervistën pas ndeshjes për Supersport, trajneri Starova, u shpreh i pakënaqur për mënyrën se si I trajton media skuadrat dhe kërkesat e tyre ndaj arbitrave, dhe si u soll me Partizanin, pas humbjes në Laç.

Ai u shpreh se përveç pikëve, është i kënaqur se morali I skuadrës është ngritur pas kësaj fitoreje.


"Jam dakord. Që ditën e parë, kam folur me skuadrën, dhe nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike. Jemi të fortë si gjithë të tjerët, por ndryshimi është se të tjerët kanë më shumë pikë se ne. Mora një përgjigje positive pjesën e parë në Laç, dhe jo në të dytën. Kishim problem të tjera. Jam i lumtur, përveç tre pikëve, për moralin e ngritur të skuadrës. Lojtarët më besuan se kanë mundësi të luajnë mirë. Edhe Zoti na shpërbleu, pasi luajtëm mirë.

"Duke pasur respektin për televizionin tuaj, duhej të pasqyronte me moviolë edhe rastet e pjesës së 2 në Laç. Kur nuk bëhet moviolë e plotë, Partizani erdhi këtu me moralin se nuk ka skuadër. Nervozizmi im, ishte për faktin se duhet gjykuar drejtë. Kalari goditi topin, dhe topi doli jashtë. Arbitri dha faull. Kisha një kritikë, që asnjë ndeshje të mos kalojë pa moviolë.

"Reagimi erdhi si pasojë e faullit ndaj Kalarit. Kur ka moviolë, unë i shoh rastet, dhe kërkoj edhe falje për rastet kur e kam gabim.

"Ai e pret topin me dorë, por unë ju pyes, ishte dorë e vullnetshme apo jo? Dora është pjesë e trupit. Është afër. Kjo vlen për tu diskutuar. Edhe në një rast të Krasniqit, ishte një moment penalltie për ne. Duhet t’i pasqyroni të gjitha rastet, edhe për Partizanin. Kam një javë që më del në ëndërr penalltia në Laç. Më e keqja është që të rrahin, e nuk të lënë të qash.
Shtuar më 20/11/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori