Zyrtare: Starova merr drejtimin e Laçit
Besnik Prenga është larguar nga stoli i skuadrës kurbinase pasi nuk e ka përtypur mirë humbjen 3-0 në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës dhe mbi të gjitha ka mbetur i zhgënjyer nga forma që ka treguar skuadra në ndeshjet e fundit.

Emrin e tij në stolin e Laçit e ka marrë ish trajneri i Partizanit, Sulejman Starova.

Ky i fundit do të ketë misionin të kualifikojë bardhezinjtë në Europa League dhe mundësia e vetme tashmë është të synojë vendin e 3-të në kampionat sepse në Kupën e Shqipërisë, kurbinasit janë pothuajse të eliminuar.

Starova i cili këtë sezon e nisi në drejtimin e Feronikelit në Kosovë por u largua pas vetëm 3 ndeshjesh, do të jetë trajneri i 4-t i Laçit në këtë kampionat pas Artan Mërgjyshit, Migen Memellit dhe Besnik Prengës.
Shtuar më 15/03/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori