Starova: Morëm një fitore të vuajtur me shumë vlera
Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, ishte mjaft i kënaqur me fitoren e të tijve kundër Skënderbeut, duke evidentuar edhe paraqitjen e mirë të portierit Selmani. Për "Gol pas goli" në Supersport, ai analizoi sfidën.

"Morëm një fitore të vuajtur, me shumë vlerë, ndaj një rivali shumë të fortë. Skënderbeu kishte mundur Kastriotin në ndeshjen e fundit, duke luajtur shumë mirë, ndaj nuk ishte e lehtë, por sot edhe portieri na dha një ndihmë të madhe, ishte në formë të shkëlqyer.

"Sulmuesit e Skënderbeut? Nuk na vunë vetëm ata në vështirësi, edhe Vangjeli me depërtimet e tij, ndaj vuajtëm, por është diçka e mirë kur fiton duke vuajtur, sepse lojtarët mësojnë nga këto ndeshje.

"Fati? U ankova për fatin në ndeshjen kundër Tiranës në kupë, e kisha me fatin e keq me arbitrin, sepse nuk na u dhanë dy penallti. Sa për fatin, na ka hequr diçka më parë, na e dha sot, ku ndoshta Skënderbeu meritonte diçka më shumë, por kështu është futbolli.

"Ndeshja e radhës kundër Partizanit? Do të mundohemi të luajmë mirë, duke respektuar kampionët e ardhshëm me lojë të mirë. Nuk është detyrim fitorja për ne". /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori