Starova trajner i Tiranës? Shikoni përgjigjen e Bobit
Sulejman Starova, i ftuar në studion e Rubrika Sportive, analizon ekipin e Kukësit, në këtë sezon, si dhe në veçanti në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit.

“Kur nuk ke rezultate, ke probleme. Problemi është se a e dinë që e kanë merituar të humbin. Me këtë grup, për mendimin tim, Kukësi nuk e kap dot Skënderbeun dhe Partizanin. Cungu ka bërë shumë ndryshime. Çyrbja, Kalaja, Rexhinaldo, Dzaria, kanë ardhur shumë. Nuk shoh asnjë lojtar që të ketë cilësi të shpejta. “I futën në xhep” e themi ne popullorshe, Trashi dhe Ibrahimi, sulmuesit e Kukësit”, deklaroi Starova.

“Paratë janë hedhur, skuadra ka dublime postesh në fushë. Ze Maria kishte gjithë kohën, edhe vjet, për të ndërtuar skuadrën. E ka bërë keq këtë gjë. Ku është profesionalizmi i Ze Marias? Ai ka qenë i bindur për një mënyrë loje, dhe pastaj e ndryshoi, që me Kastriotin. Idealja është presidenca, stafi teknik, dhe lojtarët, dhe kur të gjithë kanë të njëjtin objektiv, dhe funksionojnë mirë, gjërat ecin mirë.

“Tifozët e kanë pasur problemin me Refikun, por ai është pronar dhe duhet ta respektojnë. Përgjegjësia e madhe është mbi trajnerin. Nuk e di me çfarë objektivi janë nisur. Nuk e di nëse Ze Maria i ka thënë se do ju nxjerr kampion. Unë nuk e pëlqeva faktin që hëngri presionin, dhe ndërroi 6 veta menjëherë pas derbit. Dreka me Karabecin e kështu gjërash. Nuk mund të thuash ka harmoni, kur ka mosmarrëveshje brenda ekipit. Është faji komplet i tij. Janë pësuar 8 gola. E di që nuk ka kualitete në qendrën e mbrojtjes. Më kanë thënë që atij ia kanë sjellë skuadrën, por pse e ka pranuar kur nuk e ka ndërtuar vetë.

“Unë trajner i Tiranës? Keni ndonjë pyetje tjetër? Them pas… Kur thua “jo”, gjithmonë dëmton dikë. Si “po”, si “jo”, dëmton dikë, prandaj po e lë “pas”.
Shtuar më 08/10/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori