Starton Kupa e Afrikës 2013
Ndërkohë që Nigeria dhe Tunizia mbërritën në Afrikën e Jugut për të nisur përgatitjet në kuadër të Kupës së Kombeve, Maroku vazhdon përgatitjet për evenimentin që starton në 19 Janar. Skuadra afrikano-veriore e akomoduar në qytetin e Johanesburgut do të ndeshet në takimin e parë me Angolan pas takimit hapës mes Afrikës së Jugut dhe Kepit të Gjelbër që është edhe skuadra debutuese.

Në stërvitjen e "Luanëve të Atlasit" bie në sy mungesa e mesfushorit Mehdi Namli, i cili do të mungojë gjatë gjithë turneut për shkak të një dëmtimi.

25-vjeçari i klubit Moghreb Tetouan dëmtoi gjurin gjatë fazës parapërgatitore, duke u zëvendësuar nga Abdelilah Hafidi. Ndërkohë, skuadra e Rachid Taoussit do të bazohet në eksperiencën e kapitenit dhe portierit Nadir Lamyaghri, mbrojtësit të Udineses, Mehdi Benatia dhe atij të Montpellier Younes Belhanda.

Maroku bën pjesë në Grupin A bashkë me Angolan, Kepin e Gjelbër dhe Afrikën e Jugut. Kjo kombëtare e ka triumfuar një herë të vetme në vitin 1976 Kupën e Afrikës, ndërsa në 2015-ën ky vend ka fituar të drejtën për organizimin e evenimentit.

Evenimenti më i rëndësishëm futbollistik në kontinentin afrikan zhvillohet në Gabon dhe Guinenë Ekuatoriale dhe do të keni mudnësinë të informoheni për çdo zhvillim dhe të re në Portalin Albeu. /albeu.com/

Shtuar më 18/01/2013, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori