Starton sezoni i ri i Moto GP
Në fundjavë gara e Cmimit të Madh të Katarit do të startojë sezonin e ri të Moto GP. Për të hequr stresin e 3 ditëve të garës pilotët kanë zhvilluar një tur në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të kaluar më pas në pistë.

Kampioni i botës në fuqi, Casey Stoner, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Australiani i Hondës u tregua më i shpejti në xhirot e para në Katar duke e përshkruar të gjithë pistën me kohën 1.56.474.

Pas krahëve të tij me 0,174 sekonda më shumë është renditur spanjolli Jorge Lorenzo me Yamaha, ndërsa Nicky Hayden me Ducati i treti.

Valentino Rossi, 9 herë kampioni i botës, ka zënë vendin e dhjetë duke nxjerrë në pah problemet që ka motorri i tij Ducati.

Sezoni i ri i Moto GP do të transmetohet direkt në Top Channel, duke nisur me garën e Cmimit të Madh të Katarit, të dielën në orën 22:30. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori