Statistika që dëshmon se Messi është vendimtar të Barcelona edhe nëse nuk shënon gol
Lionel
Messi nuk është në sezonin më të mirë, gjë që nuk e befason askënd.
Argjentinasi sidoqoftë vazhdon të jetë vendimtar për klubin, nga i cili kërkoi largimin verën e kaluar dhe
Barcelona është shumë me pak e rrezikshme kur ai mungon.
Këtë
Messi e
dëshmoi në përballjen ndaj Huesca, meqenëse asistimi i tij të Frenkie de Jong i dhuroi fitoren blaugranasve.
Ishte asistim që jo shumë lojtarë do arrinin ta bënin, por
Messi e
dëshmoi se e bën diferencën.
“Goli që shënuan erdhi nga gjeniu Lionel
Messi”, tha dje pas ndeshjes portieri i Huescas, Alvaro Fernandez.
Me atë pasim
Messi ka arritur në shifrën e 300 asistave, derisa ka bërë 750 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.
Shtuar më 04/01/2021,
ora 22:41