STATISTIKAT/ A thyhet sonte "tersi"? Shqipëria s'u ka shënuar asnjëherë "axurrëve" (VIDEO)

Sonte Shqipëria ka në dorë që t'ia vështirësoj punët Kombëtares Italiane për botërorin "Rusi 2018", ku "Axurrët" duhet të fitojnë me çdo kusht që mos të kenë probleme në fazën "play-off"

Të dyja këto ekie vitë më parë nuk ishin përballur kurrë me njëra-tjetrën, deri në vitin 2014 ku u bë një miqësore mes të dyja kombëtareve, me një fitoreAxurrëve me rezultatin minimal 1-0 me një autogol të sulmuesit Hamdi Salihi në minutën e 82-të.

Me ndeshje zyrtare që ndeshenin në një kompeticion botëror, luajtën vitin e ardhshëm në stadiumin "Renzo Barbera" të Palermos.

Italianët Fitonin 2-0 me golat e De Rossit nga pika e bardhë e penalltisë në të 12' dhe Ciro Immobile në minutën e 71'.

Statistika e Shqipërisë përballë Italisë nuk ka asnjë fitore deri në këto dy ndeshje, por më e çuditshma është se nuk i ka shënuar akoma një gol të vetëm, dhe është ndëshkuar plotë me 5 kartona të verdhë. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2017, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori