Statistikat e Bayernit me Lewandowskin "trembin" Realin

Sot në mbrëmje në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid do të presë Bayernin e Mynihut për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Portali “Goal.com” ka publikuar disa statistika të frikshme të Bayernit kur ka në fushë bomberin Robert Lewandowski. Sulmuesi polak mungoi në ndeshjen e parë e cila u fitua nga spanjollët 1-2.

Gjatë 40 ndeshjeve që Bayerni ka pasur në fushë Lewandowskin, ka arritur 31 fitore me një mesatare 2.7 gola për ndeshje, ndërsa pa polakun Bayerni në 3 ndeshje ka fituar vetëm një duke pasur një përqindje shumë të ulët për të fituar.
Shtuar më 18/04/2017, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori