Statistikat e frikshme të CR7, në Serinë A
Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në Botë dhe këtë e tregojnë vetë statistikat që flasin në favor të tij.

34 vjecari i transferuar verën që lamë pas nga Reali i Madrid e ka nisur mjaft mirë me Juventusin. Ai është vetëm një gol larg Piatek, sulmuesi i Genoas ka 9 një më shumë se cr7.

Ylli Portugez i cili aktualisht nuk është grumbulluar sërish me Kombëtaren e tij ka gjetur plot 8 herë rrugën e rrjetës në 12 ndeshje nje mesatare e frikshme kjo.

Gjithashtu Ronaldo ka kontribuar dhe me 5 asiste të dhëna teksa është shpallur dhe 3 herë lojtari i ndeshjes dhe njer lojtari më i mirë I muajit tetor.

Ndërkohë Ronaldo vetëm pak javë kaloi shifrën e 400 golave në kampionatet ku ka luajtur më parë Sporting, Manchester Utd, Real Madrid, dhe Juventus.

Me këto shifra CR7 është favoriti kryesor për të fituar topin e Artë në datën 3 dhjetor. Në qoftë se ai e fiton këtë trofe personal do të jetë i gjashti për të. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori