Statistikat e ndeshjes Verona - Milan, kuqezinjtë 30 gjuajtje 0 gola (FOTO LAJM)

Pëlqej
Verona fitoi sot me shfrat e pastra 3-0 ndaj skuadrës së Genaro Gattusos, duke i marrë edhe hakun për ndeshjen e msejavës në kupë.

Statistikat e ndeshjes tregojnë se skuadra nga Milano ka qenë më dominuese në fushën e lojës, ku kanë mbajtur 68% posedimin e topit, ndërsa vendasit 32%.

Gjuajtjet në portë për Milanin janë pabesueshme ku kanë goditur 30 herë dhe 8 ka qenë në kuadratin e portës.

Verona ka goditur 6 herë në portën e Donnarummas dhe 4 ka qenë portë, pasi shënuan 3 gola.

Kështu Verona merr hakmarrjen ndaj Milanit që u mundën 3-0 në "San Siro" që u eleminuan nga Coppa Italia. /albeu.com
Shtuar më 17/12/2017, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori