Statistikat e Ozilit vërtetojnë të kundërtën e fjalëve të Uli Hoeness
Largimi i Mesut Ozilit nga kombëtarja nxiti reagime të shumta dhe më e fundit ishte ajo e presidentit të Bayernit, Uli Hoeness.

Ish-lojtari i Gjermanisë u shpreh: “Ozil ka bërë lojë m… prej vitesh, Ai fitoi ndërhyrjen e fundit për top para Kupës së Botës 2014. Gjithçka që bën në fushë është të hapë krosime. Tani fshihet pas kësaj fotoje për paraqitjet e tij të dobëta”.

Ndërkohë që statistikat e nxjerrin blof legjendën gjermane pasi sipas “The Sun”, numri i ndërhyrjeve të fituar nga Ozil në Kupën e Botës 2014 kanë qenë 20, ndërsa Gëtze që luan në po të njëjtin pozicion ka fituar vetëm 15.

Por Ozil si detyrë kryesore ka që të krijojë raste dhe ai kishte numrin më të madh të rasteve të krijuara në Brazil 2014, mesatarisht 5.5 në 90 minuta loje. Ndërkkohë edhe në Premier Ligë, në 4 sezonet e fundi tani ka dhënë 41 asist dhe vetëm De Brajn e kalon me 43. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori