Juventusi edhe pse ka bërë ndërhyrje të shumta në këtë merkato vere duke afruar shumë lojtarë të rinj sërish është një skuadër shumë e
plakur. Madje ata janë
Juventusi më i
plakur në
histori.
Statistikat janë publikuar nga faqja Juëorld.net duke bërë një përmbledhje të gjithë moshës mesatare të formacioneve të para. Në vendin e parë është
Juventusi aktual me 28.9 vjet, me kapitenin Buffon më të vjetrin, 37 vjeç. Në vendin e dytë është
Juventusi i
Capellos në sezonin 2005-06 me 28.75, teksa spikasnin Pessoto, Cannavaro dhe Nedved si senatorët e asaj skuadre.
Në vendin e tretë është
Juventusi i sezonit 1945-46 28.7 vjet. /Albeu.com/
Shtuar më 19/07/2015,
ora 13:18