Statistikat kundër Benzema, pa të Reali shënon më shumë
Pëlqej
Real Madrid shënon më shumë gola kur në fushë nuk është Karim Benzema. Mund të tingëllojë e cuditshme, por statistikat nuk gënjejnë. Pa numrin 9 në formacion, "Los Blancos" kanë shënuar 10 gola në 122 minutat e fundit. Sulmuesi francez u zëvëndësua në minutën e 59-të ndaj Deportivo La Coruna, ndërsa nuk luajti fare në sfidën pasardhëse ndaj Elches në "Santiago Bernabeu".

Pa 26-vjeçarin në fushë, kampionët e Europës shënojnë çdo 12 minuta. Të dhënat nuk janë në favor të tij edhe nëse analizojmë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni.

Me Benzema-në në formacion Real Madrid shënon 45.5 minuta, ndërsa pa francezin çdo 16.8 minuta. Diferenca është shumë e ndjeshme. Këtë sezon ish sulmuesi i Lyon ka realizuar 2 gola në 8 ndeshje, ka luajtur gjithsej 638 minuta dhe shënon cdo 319 minuta. Përtej këtyre statistikave, rëndon edhe fakti se Benzema në 20 ndeshjet e fundit të Realit ka shënuar vetëm 3 gola. Pikërisht këto shifra kanë provokuar edhe vërshëllimat e "Santiago Bernabeu"-t ndaj sulmuesit francez.

Ancelotti beson verbërisht te Benzema, por pas disa ndryshimeve dhe aplikimit të rotacioniot ka gjetur ekuilibrat që skuadra i kishte humbur pas largimit të Xabi Alonsos dhe Angel Di Marias. Në skemën 4-4-2, Benzema është në stol, ndërsa në fushën e lojës janë Isco dhe Illarramendi, ndërsa Ronaldo dhe Bale nuk kanë më detyra mbrojtëse, duke qenë më të rrezikshëm nëpërmjet kundërsulmit.

Gjithsesi Ancelotti ka deklaruar se ndaj Villarreal Benzema do të kthehet titullar, një mundësi e mirë kjo për sulmuesin francez, që është në kërkim të golit të dytë në La Liga. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori