Statistikat, Ronaldo ia kalon vetëm lojtarit të Frosinones me këto të dhëna
Kristiano Ronaldo sapo u shpall kampion me Juventusin duke ndihmuar bardhezinjtë të fitojnë titullin e tetë rradhazi në Serinë A.

Normalisht, kontribut pati edhe portugezi për këtë triumf, por gjithsesi ka edhe nga ata që kanë kritikuar paraqitjet e Ronaldos në sezonin e tij të parë me "Zonjën e vjetër".

Një statistikë që flet kundër tij, është ajo e goditjeve standarde.

Ronaldo ka provuar nga goditjet standarde 16 herë por pa arritur të shënojë asnjë gol.

Portugezi ka lënë pas krahëve në këtë statistikë vetëm futbollistin i Frosinones, Çiano i cili ka provuar kuadratin në 18 raste pa shënuar.

Megjithatë, këtë boshllëk Ronaldo e ka mbushur me 19 golat sezonalë, ndërsa ndoshta në ndeshjet e mbetura të kampionatit do t’ia dalë të thyejë ‘mallkimin’ nga goditjet e dënimit.
Shtuar më 22/04/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori