Statistikat: Ronaldo shënon sa 14 ekipe
Pëlqej
Cristiano Ronaldo është i papërmbajtshëm në këtë fillim sezoni. 29-vjeçari vazhdon t’i përmirësojë numrat e tij dhe prova e rëndësishëm janë 10 golat e shënuar në 5 javë të kampionatit ku është aktivizuar, duke humbur vetëm trasfertën e "Anoeta"-s me Real Socedad për arsye fizike. Statistikat e portugezit janë të frikshme, pasi ka shënuar më shumë gola se 14 skuadra të Primera Division.

Vetëm Valencia, Barcelona, Atletico Madrid dhe Celta kanë realiuzuar më shumë se CR7 në këto 6 javë të para.

Gjatë eksperiencës me Real Madrid, CR7 nuk ka arritur asnjëherë në shënojë 10 gola në 6 javët e para të kampionatit. Në dy sezonet e fundit ka arritur të shënojë gjithsej 6 gola në po kaq javë, ndërsa në të njëjtën periudhë të sezonit 2011-2012 ka shënuar 7 gola.

Sezonin e kaluar, Ronaldo pas 6 javëve të para kishte realizuar 3 gola, por nga java e 7-te deri në të 9, pra në vetëm tre takime, arriti të finalizonte në 8 raste.

Statistikat në këtë kampionat janë të pabesueshme: Ronaldo arrin ta dërgojë topin në rrjetë çdo 36 minuta. Në listën e golashënuesve rivali më i afërt është Neymar, që gjithashtu ka një mesatare të frikshme, pasi shënon çdo 48 minuta.

Në tabelën e golashënuesve më të mirë të La Ligas pas Neymar vjen Lionel Messi, i cili në fakt është aktivizuar në minutazh të plotë në 6 takimet e para të kampionatit. Argjentinasi ka shënuar vetëm 5 gola, pra e ka shtyrë topin në rrjetë cdo 108 minuta, por 27-vjeçari mbetet mbreti i asisteve, pasi numri 10 i Barcelonës në 7 raste ka dhënë pasin e fundit për gol. Ronaldo nga ana tjetër ka dhënë 2 asiste, ndërsa Neymar asnjë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori